Dy hidrocentrale të reja

07/04/2012 10:25

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi disa projekte të rëndësishme, që
shtrihen në qytete te medha të vendit dhe prekin fusha te ndryshme te
zhvillimit.

Por kohet e fundit ato qe marrin me shume vemendje jane hidrocentralet e dhena me koncension nga qeveria. Arsyeja e pare eshte se ndertimi i sa me shume hidrocentraleve perben shtyllen kryesore te programit te qeverise se kryeministrit Berisha, per te rritur potencialin energjetik te Shqiperise.

Pas miratimit te shesheve dhe lejeve te ndertimit per dy hidrocentrale te tjera, njeri ne lumin Valbone, tjetri ne kaskaden e Matit ne komunen Martanesh, ku ka nisur edhe ndertimi i nje hidrocentrali tjeter, kryeministri Berisha u shpreh i kenaqur per konkretizimin e projekteve energjetike.

“Politika e shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi të energjisë së rinovueshme në rajon, po lëshon shtat çdo kohë e më shumë”, tha Berisha.

Arsyeja e dyte pse ndertimi me koncension i hidrocentraleve eshte ne qender te vemendjes ka te beje me akuzat e opozites, per ate qe e quan praktike korruptive qeverisë për dhënien e koncesioneve.

Kreu i socialisteve Edi Rama deklaroi se programi i opozites parashikon anulimin e ketyre koncesioneve. Pasi miratoi dy projekte per ngritjen e depozitave te karburanteve me Porto Romano, kryeministri Berisha ironizoi kreun e opozites per qendrimin e tij.

“Ajo që është specifike ne depozitat e naftës, gazit dhe solarit është se këto ndërtohen me konsensus të plotë të qeverisë dhe të opozitës. Kjo për faktin se kryetari i opozitës vuan nga fobia e HEC-ve ndaj dhe i lutem shumë atij të Martaneshit, të ma nxjerre njëherë në kaptinë të Martaneshit për ta inauguruar që t’i dalë pak nga pak frika nga koncesionet dhe HEC-et”, tha Berisha.

Por mbledhja e Keshillit Kombetar te Territorit evidentoi edhe nje rrethane tjeter interesante. Pas zerave per prishje te humorit politik mes kryeministrit Berisha dhe ministrit Mediu per shkak te kandidimit ne KLD,ne emer te opozites te avokatit te Mediut, në çeshtjen e Gërdecit, dy aleatet u shfaqen bashkepunues me njeri-tjetrin.

Ajo qe mbetet per t’u verifikuar eshte nese ky mirekuptim publik mes dy aleateve, i vene re edhe ne komunikimin pas mbledhjes mes Berishes dhe Mediut do te zgjase edhe pasi Parlamenti te votoje ne menyre te fshehte per anetarin e ri të Keshillit te Larte te Drjetesise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA