Videoklipi “për të rritur” i Lopez-Smart

06/04/2012 12:20

Me Jennifer Lopez që është shndërruar në një prej ikonave të muzikës edhe falë pamjes së saj jashtëzakonisht tërheqëse, nuk ishte një çudi që i dashuri i saj, Casper Smart, nuk mundi t’i rezistonte në videoklipin e një kënge të re të publikuar prej këngëtares.

42-vjeçarja Lopez dhe i dashuri i saj 18 vjet më i ri shfaqeshin në një kërcim erotik, në videon e “Dance Again”, të prezantuar të enjten gjatë serisë së “American Idol”.

Gjithashtu, video kishte edhe disa skena të reja joshëse, me Lopez që tregon se vazhdon të mos ndiejë efektet e moshës.

Ndërsa prezantoi videoklipin, bashkëgjyqtari i spektaklit të ngjashëm me “The Voice of Albania” në SHBA, Ryan Secrest, përfitoi nga rasti për të pyetur Jennifer rreth lidhjes së saj me Casper.

”Kemi një ndienjë të veçantë midis nesh. Xhirimi i videoklipit ishte shumë argëtues dhe kënga është e mbushur me shumë gëzim”, tha Lopez.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA