Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë për lëvizjen e qytetarëve pa pasaporta që ka hyrë në fuqi të premten është një dimension Evropian i marrëdhënieve dhe komunikimit mes dy vendeve.
Kështu është shprehur ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku, i
cili në një konferencë për media, bëri të ditur se autoritetet e dy
vendeve tanimë kanë njoftuar të gjitha pikat kufitare për hyrjen në
fuqi të kësaj marrëveshje.
Në prag të sezonin të ri turistik në Shqipëri, lëvizja vetëm me karta identiteti pritet të shtojë edhe numrin e turistëve nga Maqedonia.
“Zbatimi i kësaj marrëveshje do të krijoj një lehtësi më të madhe në sezonin turistik të cilin e presim. Dhe shfrytëzoj mediat për të informuar për këtë dhe t’i siguroj se për një të ardhme shumë të shpejtë do të kemi një komunikim edhe më të bukur sepse edhe do të kemi një sezon turistik të mrekullueshëm dhe presim një numër më të madhë të qytetarëve që të vizitojnë bregdetin e Shqipërisë”, tha Arben Çejku, Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.
Diplomati shqiptar në Shkup, njoftoi se në proces janë edhe marrëveshje të tjera mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, sic është marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të patentave të automjeteve, si dhe marrëveshje të tjera të karakterit ekonomik.
Top Channel