SHBA, rrëzohet një avion në Virxhinia

06/04/2012 19:20

Një avion ushtarak i tipit “F-18” është rrëzuar në një zonë të banuar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Një zëdhënës i marinës deklaroi se avioni u rrëzua rreth orës 16:30 me orën tonë dhe se pilotët u lëshuan me parashutë para se ai të prekte tokën.

Raportohet gjithashtu se avioni ushtarak ka goditur një bllok banesash dhe fotot e mediave lokale tregojnë tymin e zi që ngrihet prapa shtëpive.

Ndërkohë, një rrugë e rëndësishme e qytetit është bllokuar nga të dyja drejtimet. Avioni thuhet se ishte nisur nga baza ajrore në Oceana, të Virxhinias.

Ai ka shkaktuar shumë dëme materiale ndaj disa shtëpive në qendër të qytetit, si dhe ka bërë që të plagosen gjashtë persona.

Top Channel