Ekspertë mjeko-ligjore, kosovarë dhe ndërkombëtare, u kanë dorëzuar homologëve serbë mbetjet trupore të katër personave, që ishin zhdukur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99.

Sipas raportimeve të “RTK”, në momentin e dorëzimit të eshtrave ishin të pranishëm edhe familjarët e të ndjerëve, përveç përfaqësuesve të Komisionit serb për Personat e Pagjetur.

Mësohet se mbetjet trupore janë dorëzuar në pikën kufitare të Merdares. Që prej vitit 2008, kur Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë iu bashkuan edhe ekspertët e misionit EULEX, mbi 290 mbetje trupore u janë dorëzuar familjarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA