Miliona vajza të vogla në të gjithë botën janë mahnitur nga princeshat e bukura të filmave të animuar. Bukuroshja e Fjetur, Bela, Xhasmina e shumë e shumë të tjera janë bërë të famshme falë filmave Disney ku janë protagoniste.
Tashmë, falë aftësisë së fotografit amerikan Ryan Astamendi, bukuria e tyre është sjellë në jetë. Astamendi ka punuar gjatë 18 viteve të fundit si një krijues personazhesh në kompaninë Walt Disney dhe me fotot e tij i ka sjellë reale princeshat.
Ky set fotografik quhet “Seria e Princeshave” dhe qëllimi ishte një foto reale e çdonjërës prej personazheve të tij të preferuar.
“Ajo që kisha nevojë për të bërë këtë punë ishte kostumi perfekt dhe modelet perfekte. Duhet shumë punë për projekte të tilla”, thekson Ryan, i cili fotot i ka postuar në faqen www.ryanastamendi.com.
Top Channel