Suedia mbyll 20 shkolla pas kërcënimeve për dhunë, Policia hap hetim për alarm sigurie në Borlänge
Stuhitë të fuqishme që kanë goditur Argjentinën kanë shkaktuar të paktën 14 viktima, informuan të premten burime zyrtare.
Shumica e fataliteteve janë regjistruar në kryeqytetin Buenos Aires, ku era arriti shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, duke shkulur pemë të shumta dhe duke shkaktuar rrëzimin e çative të shtëpive.
Një i ri gjeti vdekjen edhe në qytetin e Santa Fesë, kur një shtyllë elektrike e vuri përfund, ndërsa me lagje të tëra në Buenos Aires kanë mbetur pa energji elektrike.
Përpara këtyre stuhive, disa ditë i nxehti i pazakontë ishin regjistruar. Të plagosurit besohet se janë disa dhjetëra, me dhjetë prej tyre të dëmtuar nga shembja e çatisë së një kishe.
Autoritetet informojnë se po punojnë për rikthimin e energjisë në të gjitha zonat e vendit dhe për të vendosur në qendra të sigurta ata qindra banorë shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëmtime të tilla që i kanë bërë ato të pabanueshme.
Top Channel