Suedia mbyll 20 shkolla pas kërcënimeve për dhunë, Policia hap hetim për alarm sigurie në Borlänge Moska reagoi në mënyrë të ashpër ndaj vendimit për të dënuar me 25 vjet burg nga SHBA tregëtarin e armëve, Viktor Bout.
Në një deklaratë, Kremlini e konsideroi dënimin si “politik”, ndërsa theksoi se nga qëndrimi i mëtejshëm i Uashingtonit ndaj kësaj çështje do të varet në masë të madhe raporti midis dy shteteve.
Bout u shpall fajtor dhe u dënua nga një gjykatë e Nju Jorkut për tentativën e shitjes së armëve të rënda për disa rebelë kolumbianë, të cilët synonin që nëpërmjet këtyre armëve të sulmonin pilotët amerikanë.
Ish-oficer i Ushtrisë Sovjetike, i cili sipas akuzës është përfshirë në trafikimin e armëve që prej vitit 1990, këmbëngul se është i pafajshëm. Besohet se Moska mund të kërkojë ekstradimin e tij, në mënyrë që ta lejojë të vuajë dënimin ën Rusi.
Bout, një shtetas rus, u dënua të enjten pas arrestimit të tij në Bangkok, pas një operacionit gjatë së cilit agjentë nën mbulim amerikanë u hoqën si rebelë kolumbianë që kërkonin armë të rënda për të luftuar për mbrojtjen e biznesit të tyre të drogës.
Avokatët mbrojtës të 45-vjeçarit kanë apeluar ndaj dënimit. Sipas mediave amerikane, ai vepron për llogari të interesave të Shtetit Rus, por Bout ka hedhur poshtë çdo pohim të tillë.
Top Channel