Opozita në Kosovë rikthehet në Kuvend, por kjo u arrit pas disa konsultimeve dhe ndërprejes dy herë të seancës.Bojkoti i opozitës pati filluar të enjten e kaluar pasi që kundërshtohej mënyra e procedimit të ligjit për bankat dhe institucionet mikrofinanciare, si dhe opozita kërkonte që ligji të ndahej në dy pjesë, për bankat, dhe për institcionet mikrofinanciare, dhe t’i kthehej edhe një herë Qeverisë.

Opozita e ka kundërshtuar futjen në rend dite të këtij projektligji pa kaluar më parë në komisionin për legjislacion, para se të vinte para deputetëve për miratim, ndërsa PDK kërkonte nga opozita që, siç thonin ata, të kenë parasysh interesat e vendit.

Opozita “kërcënonte” se nëse nuk plotësohej kërkesa e saj do të lëshonte seancën.Por, pas dy pauzave konsultimet ndërmjet shefave të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, u arrit një marrëveshje, por Vetëvendosje, e braktisi prapë seancën.

Në këtë mënyrë ligji për bankat dhe institucionet mikrofinanciare u heq nga rendi i ditës për ndonjë seancë të ardhshme deri në një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, çka bëri që LDK dhe AAK të qëndronin në sallë, por Vetëvëvendosje nuk u pajtua me këtë.

Vetëvendosje kundërshtonte edhe projektligjin për ndërtimet. Sipas saj, ligji për bankat dhe institucionet mikrofinanciare, meqë sipas tyre synojnë t’i legalizojnë dy veprimtari tejet të dëmshme për interesin publik, por jashtëzakonisht fitimprurës për interesin particular e grupor të personave të përfshirë në të, veprimtaritë kredidhënëse të institcucioneve mikrofinanciare dhe atë të ndërtimit të egër në Kosovë.

Për më tepër, Vetëvendosje në një komunikatë ka sqaruar pozicionin e saj, duke shkruar se Republika demokratike e sovrane, ndërtohet përmes trysnisë së Kuvendit në Qeveri, e jo përmes ndërhyrjes së ambasadorëve të vendeve tjera në Kuvend.

Top Channel