Rrugët alternative në veriun e Kosovës do të mbyllen. Kështu i ka njoftuar komandanti i KFOR-it për veriun e Kosovës, kolonel Adolf Konrad, përfaqësuesit e serbëve të veriut, për urdhërin e krahut jugor të NATO-s me seli në Napoli.
Me urdhërin në fjalë kërkohet që forcat e NATO-s të mbyllin të gjitha rrugët alternative në këtë pjesë të Kosovës.
Ndërsa drejtuesit ilegalë të komunave veriore kanë thënë se do t’i bllokojnë të gjitha rrugët dhe se masivisht do të dalin nëpër barrikada për të pamundësuar në këtë mënyrë lëvizjen e KFOR-it.
Në anën tjetër, Marko Jakshiç, njëri nga liderët serbë, ka thënë se është e dhimbshme që në tërë këtë skenar është edhe xhandarmëria serbe dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç.
Top Channel