Hungaria terrorizohet nga vrasësi me shpatë

06/04/2012 14:55

Policia anti-terror e Hungarisë ka shpallur në kërkim një të ri që terrorizoi fshatin e Kulcit, 60 kilometra në jug të Budapestit, duke vrarë me shpatë katër persona.

Tre të tjerë u plagosën, ndërsa besohet se krimineli mund të ketë marrë disa pengje. Sipas agjensisë “Reuters”, policia ka arritur të zotërojë një fotografi të vrasësit dhe po konsideron mundësinë që ta publikojë atë në mediat vendase.

”Jemi vënë në ndjekje të një individi shumë të rrezikshëm, i cili është autori i disa vrasjeve të shumëfishta”, deklaroi zëdhënësja e policisë së krahinës së Feherit, ku fshati ndodhet.

Sipas televizionit “HirTV”, vrasjet kanë ndodhur të gjitha brenda një familje me shtatë pjestarë. Arsyet dhe rrethanat e krimit monstruoz janë ende të paqarta.

Top Channel