Suedia mbyll 20 shkolla pas kërcënimeve për dhunë, Policia hap hetim për alarm sigurie në Borlänge Presidenti venezuelian, Hugo Chavez është rikthyer në atdhe pas trajtimit të radhës që kreu në Kubë kundër kancerit, sëmundje që po e vuan prej muajsh.
Mediat vendase njoftojnë se presidenti kërkoi të ishte në atdhe me rastin e kremtimit të Pashkëve. Chavez vizitoi vendlindjen e tij, shtetin e Barinas në perëndim të Venezuelës ku mori pjesë në një ceremoni kishtare në pritje të Pashkëve katolike.
Në meshën e mbajtur, Chavez, i veshur sportiv, u shfaq i përlotur. Ai tha se i kishte kërkuar Zotit më shumë kohë. “I kërkoj Zotit ditët e nevojshme për të çuar deri në fund atë që kam nisur”, komentoi shkurt për mediat presidenti Chavez.
57-vjeçari u diagnostikua me një tumor malinj në zonën e legenit në vitin 2011 dhe që prej atëherë i është nënshtruar dy operacioneve kirurgjikale, si dhe disa seancave të kimioterapisë dhe radioterapisë.
Në zgjedhjet që do mbahen në muajin tetor, Chavez, i cili kërkon një mandat të ri 6-vjeçar për të vazhduar “revolucionin socialist”, do të përballet me një kandidat të fortë nga opozita, liderin e saj, Henrique Capriles Radonski.
Top Channel