Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është pritur në takime të vecanta nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe Presidenti Georgi Ivanov.

Këto takime kanë shërbyer që të dyja palët të garantojnë njëra-tjetrën për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe europian.

Kryeministri Gruevski, duke vlerësuar si të shkëlqyera marrëdhëniet politike mes Shkupit dhe Tiranës, i kërkoi kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, mbështetjen e mëtejshme të Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, një process, që sic tha kryeministri i Maqedonisë e nisëm së bashku me Shqipërinë.

Ky proces aktualisht është ndalur për shkak te mosmarrëveshjeve për emrin që Maqedonia ka me Greqinë.  Megjithatë, zonja Topalli ka garantuar kryeministrin Gruevski dhe Presidentin Ivanov se Shqipëria do të jetë përkrah Maqedonisë deri në finalizimin me sukses të procesit të anëtarësimit në NATO.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, e cila shoqërohej në këtë vizitë nga dy deputetë të opozitës, vlerësoi rolin e shqiptarëve në rajon, si dëshmi të tolerancës dhe bashkëjetesës së mire, por njëkohësisht edhe si faktor stabiliteti.

Duke shprehur bindjen se e ardhmja e përbashkët e maqedonasve dhe e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, është e pazgjidhshme, zonja Topalli theksoi se dialogu është një instrument i rëndësishëm, ashtu si edhe bashkëjetesa mes dy kombeve, duke bërë të mundur që maqedonasit, shqiptarët dhe cdo komb tjetër “të krijojmë brenda Ballkanit Europën tonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA