Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviç ka
deklaruar se proçesi i ndërmjetësuar nga Brukseli do të rifillojë pas
formimit të qeverisë së re serbe.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me ndërmjetësin e BE-së dhe po vazhdojmë konsultimet, edhe pse për momentin nuk ka takime zyrtare në Bruksel”, ka pohuar Stefanoviç.

Negociatori serb, ben te ditur RTK ka shprehur gatishmërinë e Beogradit për të arritur sa më shpejt marrëveshje për çështjet e tjera të hapura sapo të rifillojnë bisedimet.

Ndërkohë, mediat serbe raportojnë se ndërprerja e proçesit të dialogut mund të zgjasë deri nga gjysma e shtatorit, pasi atëherë Parlamentit i skadon afati për të zgjedhur qeverinë e re.

Kështu deklaroi në fillim të muajit edhe zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Koçijançiç, e cila saktësoi se energjitika dhe telekomunikacioni janë çështjet që dy palët duhet të zgjidhin në raundin e ri të dialogut.

“Zgjidhja e problemeve në fushën e energjitikës dhe telekomunikacionit është një kusht që i është vënë Serbisë nga BE për marrjen e datës së nisjes së negociatave të anëtarësimit”, nënvizoi Koçijançiç.

Përsa u përket problemeve të verifikuara në lidhje me përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale, zëdhënësja tha se kjo nuk është më një çështje që varet nga BE, por nga organizatorët e takimeve.

“Në bazë të marrëveshjes, kjo është një çështje në dorën e organizatorëve të takimeve. Ne shpresojmë që ajo të respektkohet nga të dyja palët”, nënvizoi Koçijançiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA