Qeveria e Serbisë ka dërguar një notë proteste tek bashkësia ndërkombëtare lidhur me incidentet e fundit në Kosovë.

Mediat kanë kthyer Prishtinën në qendër të vëmendjes pas sulmit ndaj delegacionit serb që ishte pjesë e bisedimeve dhe është raportuar edhe për incidente në Manastirin e Deçanit dhe në disa vende të tjera.

Kryeministri serb, Mirko Cvetkovic, ka theksuar se këto janë provokime dhe u ka dërguar një letër edhe institucioneve ndërkombëtare në Prishtinë. Cvetkovic, përveç UNMIK-ut dhe EULEX-it, letrën ia ka dërguar edhe shefes për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, baroneshës Katherin AshtonAi ka kërkuar që të zhvillohen hetime urgjente dhe që sulmuesit të sillen para drejtësisë.

“Bëhet fjalë edhe për një tentim tjetër të ekstremistëve për të frikësuar serbët në krahinën tonë jugore, që të ndalojnë dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve dhe zgjidhjes së problemit në mënyrë paqësore”, ka thënë Cvetkovic.

Qeveria ka bërë të ditur se makinat e delegacionit të saj janë dëmtuar dhe në nga anëtarët e delegacionit është lënduar lehtë. “Delegacioni ynë ka qenë në detyrë për të zbatuar marrëveshjet në dialogun teknik me pushtetin në Prishtinë”, është thënë në njoftimin e qeverisë.

Kosovë, sulmohen zyrtarët serbë

Sulmohet me gurë një delegacion i qeverisë së Serbisë në Prishtinë i cili erdhi për të diskutuar lidhur me dokumentacionin kadastral që Serbia duhet t’ia kthejë Kosovës.

Nga ky sulm janë thyer xhamat e dy makinave zyrtare me të cilat po udhëtonte delegacioni i Serbisë. Ndërsa anëtarët e delegacionit janë parë duke qëndruar në stacionin numër katër në Prishtinë. Sipas policisë atyre u është ofruar ndihma mjekësore, por e kanë refuzuar pasi kanë konstatuar se nuk ka nevojë.

Pas disa orë qëndrimi në stacionin policor, delegacioni serb i ndodhur brenda makinave të Policisë së Kosovës është përcjellë deri në Merdarë po kështu edhe makinat e tyre të dëmtuara.

Drejtori  i Agjencisë Kadastrale, Murat Meha konfirmoi takimin me delegacionin serb. Ai nuk dha më shumë detaje pasi për këtë është përgjegjegjëse zyra e shefes së delegacionit Edita Tahiri.

Takimet e anëtarëve të delegacioneve serbe dhe kosovare bëhen disa ditë pasi opozita, por edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka kërkuar që qeveria të rishqyrtojë pozitën e saj në këtë dialog, sidomos pas ngjarjes së rrëmbimit të dy policëve në kufi.
 

Top Channel