Mourinho: Barça, në finale

05/04/2012 00:00

Tekniku portugez i Realit të Madridit, Jose Mourinho pret një ndeshje të
ekuilibruar ndaj Bajernit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve kur
skuadra e tij do të ketë një test të dyfishtë me gjermanët.

Por për gjysmëfinalen tjetër mes Barcelonës dhe Celsit, trajneri luzitan i ka idetë e qarta se katalanasit do kenë një vend në finale.

“Ndaj Bajernit do të jetë një gjysmëfinale e madhe. Në sfidat që do të zhvillojmë ndaj bavarezëve mendoj se do të ketë shumë ekuilibër. Mendoj që në finale do të jetë Barcelona në njërën anë” tha Mourinho, duke lënë të kuptojë se ditët e Celsit në Ligën e Kampioneve janë të numëruara.

Tekniku portugez i dedikoi disa minuta edhe kundërshtarit që eliminoi në cerekfinalet e turneut. “Apoel ka ecur shumë mirë në këtë aktivitet dhe mund të kthehet i lumtur në shtëpi, për shkak të dy golave që shënoi. Kristiano Ronaldo punon gjithmonë shumë për skuadrën dhe nuk është egoist. Nuk e kisha të lehtë të motivoja lojtarët, pasi ishte e pamundur që Apoel të vinte këtu e të fitonte 4-1” tha Mourinho, për fitoren e thellë 5-2 ndaj qipriotëve.

Top Channel