Moto GP, Pedrosa: Ditë të vështira

05/04/2012 17:20

Dani Pedrosa është shprehur se ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të pasi të hënën u arrestua me akuzën e tjetërsimit të analizave për të marrë patentën e drejtimit të një mjeti ujor.

Piloti spanjoll i Hondës kërkonte të merrte licensën për tu bërë kapiten i një jahti duke kopjuar tezën dhe duke i shpëtuar analizave.

“Tashmë jam në Katar duke përgatitur garën e parë të sezonit. Ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira. Kam pasur kohë për të menduar dhe jam penduar për atë që kam bërë. Tani dua të përqendrohem në garën e të dielës në Losail”, shkroi katalanasi në blogun e tij personal.

Më tej, Pedrosa shton: “Ishte shumë bukur të takoja sërish pjesëtarët e ekipit, pilotët e tjerë dhe të ndjeja ambjentin e motorrave para nisjes së sezonit. Jam i emocionuar në prag të kampionatit të ri.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA