Mjaft me Martini, James Bond pi birrë

05/04/2012 00:00

Spiuni më i famshëm i botës, James Bond, duket se ka vendosur të
ndryshojë shijet e tij. Në filmin e tij të fundit “Skyfall”, agjenti
sekret do të heqë dorë nga pija e tij karakteristike, “Vodka-Martini e
tundur por jo e përzierë”, për një birrë të ftohtë.

Sipas mediave britanike, në një skenë të filmit që nuk ka mbaruar ende xhirimet, Bond, i interpretuar nga Daniel Craig, do të shijojë një “Heineken”.

Kjo do të bëhet si pasojë e një marrëveshjeje prej 30 milionë stërlinash mes kompanisë ndërkombëtare të birrës dhe regjisorit Sam Mendes, i cili më 9 nëntor do të dërgojë në ekranet e mëdha aventurën e re të agjentit 007.

Pjesa më birrën do të shërbejë edhe si spot publicitar. Drejtuesit e “Heiniken” shprehen mjaft entuziastë. “James Bond është i përsosur për ne. Ai është mishërimi i mashkullit ideal”, ka deklaruar Lesya Lysyi, shefe e marketingut e agjencisë publicitare “Ad Age”.

Por fansat fanatikë të agjentit sekret nuk e kanë mirëpritur këtë ndryshim, duke e cilësuar si një degradim të personazhit, që është një spiun i rafinuar dhe jo i zakonshëm për të konsumuar pije si birra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA