Bayern Munchen po i pret gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve ndaj Realit të Madridit me entuziazëm, por edhe me pak frikë. Loja që po zhvillojnë bavarezët kohët e fundit i jep besim lojtarëve gjermanë, ndërsa madhësia e kundërshtarit që do kenë përballë i tremb paksa.
Për kapitenin e Bayern, Philipp Lahm, favoritët e kësaj përballjeje janë madrilenët: “Real Madrid nuk është vetëm favorit për të kaluar në finale, por edhe për të fituar kompeticionin.”
Edhe Toni Kroos, pjesë thelbësore e mesfushës bavareze gjatë këtij sezoni, tregon respekt në deklaratat e tij për ‘Kicker’: “Reali këtë sezon ka fituar shumë herë me goleada, por ne kemi një mundësi të mirë që të tregojmë se jemi një ekip i madh në Europë duke eliminuar spanjollët.”
Ndërsa Holger Badstuber është shumë më optimist. Mbrojtësi u shpreh për gazetën ‘Bild’: “Gjithçka është e mundur. Kualifikimi është në dorën tonë.”
Nga ana e tij presidenti Uli Hoeness deklaroi: “Preferoj që të fitoj Champions-in para Bundesligës sepse finalen e luajmë në fushën tonë. I kemi të gjitha mundësitë.”
Top Channel