Lippi drejt Kinës

05/04/2012 00:00

Rikthimi i shumëpritur në një pankinë në futboll, për trajnerin Marcello Lippi duket një çështje ditësh.

Tekniku që shpalli Italinë kampione të botës në vitin 2006, është në tratativa prej disa javësh me një skuadër kineze. Sipas mediave italiane, Lippi ka arritur një akord me ekipin e Guangzhou Evergrande, skuadër e cila është në pronësinë e një miliarderi të njohur aziatik, me emrin Xu Jain.

Projekti i klubit kinez ka joshur Marcello Lippi-n që duket se do të bëjë një sforco për të kaluar në anën tjetër të botës dhe e gjithë kjo për një pagë faraonike 10 milionë Euro në sezon. Është dashur pak kohë për të bindur teknikun nga Viarexhio, por në fund tratativat shkuan mirë dhe Lippi do të drejtojë Goangzhou, ku deri tani janë shpenzuar 70 milionë Euro për merkaton.

Në Ligën e kampioneve aziatike, kjo skuadër ka hasur probleme, duke sjellë dhe shkarkimin e trajnerit. Por tani njeriu i gjashtë më i pasur në vend, kërkon të rishkruajë historinë e futbollit kinez. “Nuk ka asgjë të vërtetë” tha Marcello Lippi për tratativat me ekipin e Guangzhu, por në klubin e ri kanë nisur të stampohen fanelat me numrin 1, me emrin e trajnerit italian.

Top Channel