Së paku edhe për gjashtë muajt e ardhshëm qytetarët e Luginës së Preshevës për të vizituar Kosovën do të vazhdojnë t’i paguajnë policat kufitare prej 60 euro.

Kjo për shkak se dialogu Kosovë-Serbi ende nuk dihet se kur do të rinisë, ndërkohë që Beogradi zyrtar tashmë është fokusuar në zgjedhjet e majit.

“Pas takimit të radhës së ekspertëve, ne kemi shqyrtuar modelet e Shqipërisë dhe Maqedonisë që janë shumë të leverdisshëm”, ka deklaruar Dren Zeka, këshilltar politik i Edita Tahirit.

I vetëdijshëm për dëmin që po iu bëhet shqiptareve të jugut të Serbisë, Zeka thotë se, në një të ardhme të afërt kjo çështje do të gjejë zgjidhje.

Të privilegjuar në këtë çështje mbeten vetëm serbët e Kosovës. Për këtë arsye dialogu Kosovë-Serbi për opozitën vlerësohet një dështim i rëndë i qeverisë aktuale.

“Kjo gjë po ndodh vetëm me shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Medvegjës, të cilët janë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës”, ka deklaruar Liburn Aliu nga Vetëvendosje.

Në dhjetor të vitit të shkuar nga dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel u finalizua marrëveshja për lëvizjen e lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA