Charlize Theron muajin e kaluar adoptoi një fëmijë dhe aktorja theksoi për revistën ‘Vogue’ se prej kohësh donte të formonte një familje: “E kam thënë gjithmonë që doja një familje. Jackson është i mrekullueshëm, fëmija më i mirë në botë.”
“Shpresoj që të jem një prind siç ka qenë nëna ime për mua. E drejtë, e ashpër dhe e dashur. Jam kjo që jam falë nënës sime. Familja është gjithçka që kemi në jetë”, shtoi 36-vjeçarja për revistën.
E pyetur se si arrin të jetë kaq në formë, Theron deklaroi: “Kujdesem shumë për ato që ha dhe bëj shumë stërvitje.Por jam e sigurtë që ka shumë femra që mund të hanë ç’të duan dhe nuk shëndoshen.”
Charlize Theron është beqare që prej janarit të vitit 2010, kur ndërpreu marrëdhënien 10-vjeçare me Stuart Townsend.
E lindur në Afrikën e Jugut 36 vjet më parë, aktorja ka fituar çmimin Oscar në vitin 2004 për filmin “Monster”, ku interpretonte një vrasëse seriale.
Top Channel