Çështja “Whitney Houston” vazhdon të diskutohet në mediat ndërkombëtare dhe nga të rejat më të fundit rezulton se policia që po e ndjek atë, ka zbuluar gjurmë kokaine në dhomën e hotelit Beverly Hilton ku këngëtarja u gjend e vdekur.
Misteri bëhet më i thellë për arsye se dikush është përpjekur të zhdukë faktet, duke hequr pluhurin e bardhë. Qëllimi mund të ketë qënë depistimi i hetimeve, ose për të humbur gjurmët e personit që ia ka dhënë drogën.
Mediat e huaja shkruajnë se policia duket se nuk po e merr parasysh këtë hipotezë, por gjithsesi po kërkon të gjejë shpërndarësin.
Autopsia ka vërtetuar se këngëtarja është ndarë nga jeta për shkak të mbytjes në vaskë dhe se në vdekjen e saj kanë ndikuar edhe dobësimi i funksionit të zemrës dhe përdorimi i rregullt i kokainës.
Ndërkohë në web po qarkullon traileri i filmit të fundit që ka luajtur Whitney Houston, i titulluar “Sparkle”. Prodhimi do të dalë në sallat amerikane më 17 gusht. Houston nuk aktronte prej 15 vitesh.
Top Channel