Vala ekstreme vijon ‘marshimin’ drejt më shumë shteteve evropiane, termometrat pritet të shënojnë mbi 40°C
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Sirinë të mos shpeshtojnë rastet e dhunës ndaj civilëve para armëpushimit të rënë dakort sipas planit të propozuar nga Kombet e Bashkuara dhe Liga Arabe.
Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice tha se Këshilli i Sigurimit duhet të reagojë ashpër nëse qeveria siriane nuk do të mbajë premtimet dhe nuk do t’i japë fund operacioneve luftarake para datës 10 prill, datë kur hyn në fuqi edhe plani i dërguarit të posaçëm të OKB-së, Kofi Annan.
Megjithëse Damasku është zotuar për përmbushjen e premtimit të dhënë, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të Europës Perëndimore, kanë shprehur mosbesimin e tyre pasi nuk do të ishte hera e parë që Siria nuk përmbush premtimet e dhëna ndërkombëtarëve.
Një ditë më parë, kryeministri turk, Recep Taip Erdogan adresoi kritika të ashpra ndaj Këshillit të Sigurimit duke e akuzuar atë se braktisi popullin sirian duke e lënë të masakrohet nga armët e Assad.
Ndërkohë, aktivistët sirianë deklarojnë se qeveria e Assad po fiton kohë për të shtypur revoltat para se të mbërrijnë në vend monitoruesit e OKB-së.
Top Channel