Prokurorët në Serbi kanë ngritur akuza për korrupsion ndaj 28 personave, të cilët dyshohen se përmes mashtrimit kanë përfituar shuma të mëdha parash.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave, personat në fjalë dyshohen se kanë përfituar 8 milionë euro përmes disa kontratave të punës në një nga minierat kryesore të vendit.
Sipas burimeve, prokurorët kanë arritur të zbulojnë se të dyshuarit kanë huazuar makineri nga kompani private me çmim të manipuluar, për të përfituar ekonomikisht.
Mes personave të paditur janë menaxherët e minierës Kollubara, në jug të Beogradit, si dhe disa biznesmenë të njohur për aktivitetet e tyre minerare. Miniera në fjalë është pronë e shtetit serb.
Serbia është angazhuar se do të luftojë pa rezerva korrupsionin, në mënyrë që të implementojë një nga kriteret kryesore për t’u afruar me Bashkimin Evropian.
Top Channel