Vetem 24 vjec, 20 milion disqe të shitura dhe 6 çmime Grammy. Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna duket se nuk kënaqet më kaq dhe në fokusin e saj është edhe kinematografia.

Së shpejti edhe në sallat e kinemave europiane, në filmin “Battleship”, ajo interpreton rolin e një ushtarakeje amerikane në luftë kundër alienëve.

Ndryshe nga sa shihet përgjithësisht në videoklipet e saj seksi dhe e ëmbël, njëkohësisht në këtë film Rihanna është në petkat e një gruaje ushtarake me karakter të çeliktë, mënyra të bëri prej një njeriu të fortë, ekspertë me armët dhe në luftë trup më trup me jashtëtokësorët.

Regjisori i filmit Peter Berg është shprehur se kohë më parë i kishte tërhequr vëmendjen një intervistë karizmatike e këngëtares, ku fliste për dhunën që ish i dashuri i saj, këngëtari Chris Broën kishte ushtruar mbi të.

Por kontakti me armët gjatë xhirimeve nuk ishte për herë të parë për Rihannën. Dikur ajo ka qenë pjesë e kadetëve të ushtrisë së Barbadosit. Dinte si të përdorte armët, por përgatitja për rolin ka qenë shumë e vështirë.

Vetë këngëtarja, tashmë dhe aktore, rrëfen se njeriu që po e përgatiste për rolin, një ish-ushtarak, ditën e parë që u takuan, kur i pa thonjtë, i tha: Po tallesh? Nga ai moment, ajo s’duhet të kishte më të bënte me Rihannën e vërtetë.

Bukuroshja tregon se mbyllej në dhomë dhe qante, por sot kupton se trajtimi i ashpër ishte e vetmja mënyrë për të hyrë në personazh.

Ndërkohë qarkullojnë fjalë se emri i Rihanna-s diskutohet edhe për të bërë një film mbi >hitney Houston.  E pyetur për këtë, Rihanna thotë se ende nuk ka marrë një telefonatë propozimi, por shton do të jepte jetën për të luajtur rolin e së madhes Houston.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA