Raporti: Diskriminimi i romëve, problem europian

04/04/2012 15:55

Diskriminimi i popullsive rome është i kudondodhur dhe i përhapur në të gjithë shtetet europiane ku ata jetojnë, vlerësoi një raport i “Amnesty International”, i publikuar të mërkurën.

Në këtë raport thuhet se grupet se e të drejtave të njeriut nuk po bëjnë mjaftueshëm për të frenuar këtë fenomen, i cili në disa zona arrin përmasa “të frikshme”.

Vëzhgimi i romëve në Europë tregoi se kudo ata janë më të varfër se mesatarja e popullsisë, kanë akses më të ulët ndaj shërbimeve mjekësore dhe shkallë analfabetizmi më të lartë.

Vlerësohet se rreth 12 milionë romë, ciganë dhe magjypë jetojnë në kontinent, shumica e të cilëve të përqendruar në Gadishullin e Ballkanit.

”Diskriminimi është një prej plagëve më të mëdha të shoqërisë europiane”, deklaroi Kate Allen, drejtoresha për Britaninë e “Amnesty”.

”Me miliona persona janë duke u përballur me përjashtimin, izolimin, varfërinë, keqtrajtimin, mungesën e shërbimit mjekësor apo dhunën, vetëm për atë që janë apo besojnë. Midis popullsive që vuajnë këtë diskriminim, pa dyshim romët janë në vend të parë”.

Raporti tregohet kritik gjithashtu ndaj Bashkimit Europian, që nuk ka bërë sa duhet për të frenuar këtë fenomen.

Midis pikave kryesore të vëzhgimit renditen

– Në Kosovë, 97% e romëve janë të papunësia
– Në Sllovaki, 70% e fëmijëve romë jetojnë vetëm falë ndihmës sociale
– Në Bullgari, romët janë mesatarisht katër herë më të varfër se pjesa tjetër e popullsisë
– Në Irlandë, pritshmëria e jetëgjatësisë për ciganët është 15 vjet më e ulët se pritshmëria mesatare e popullsisë.
– Në Moldavi, 59% e romëve jetojnë në varfëri absolute, nga të cilët gjysma në varfëri ekstreme (më pak se 1,25 dollarë në ditë).

Top Channel