“Lega Nord” nën hetim

04/04/2012 00:00

Një furtunë e vërtetë ka përfshirë Lidhjen e Veriut, partinë e djathtë
te kryesuar nga Umberto Bossi, e cila deri tani e konsideronte veten
ndryshe, një formacion që nuk kishte pasur kurrë të bënte me përfitime
fondesh dhe me çështje korrupsioni.

Tre prokura, ajo e Milanos, Napolit dhe Reggio Calabria po hetojne mbi perdorimin e disa fondeve, nder to rreth 6 milione euro te çuara ne Qipro dhe Tanzani. Jane kryer dhjetera kontrolle ne selite e partise ne qytete te ndryshme dhe jane sekuestruar nje numer i madh dokumentesh.

Drejtuesi i zyres se thesarit te Lidhjes se Veriut, Francesco Belsito ka dhene doreheqjen dhe akuzohet per perfitim te padrejte, mashtrim ndaj shtetit dhe pastrim parash. Behet e ditur se nga shqyrtimet e kryera deri tani dyshohet per lidhje me Ndrangheten, mafia e fuqishme kalabreze. Sipas hetuesve rezultojne edhe fonde te perdorura per liderin e partise dhe familjen e tij.

Umberto Bossi deklaroi se nuk ka shfrytezuar kurre fonde te partise per shpenzime personale dhe se do te ngreje padi kunder atyre qe duan te demtojne ate dhe Lidhjen e Veriut. Nje parti qe deri dje ishte krenuar per transparencen dhe per te qenit larg sallave te gjyqeve e qe sot eshte gdhire e njollosur, mes habise dhe zemerimit te militanteve e perkrahesve.

Top Channel