Japoni, katër viktima nga stuhia

04/04/2012 08:40

Një stuhi e fuqishme që ka goditur ishullin Honshu në Japoni ka shkaktuar katër viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta kanë përfshirë vendin aziatik të martën në atë që konsiderohet si stuhia më e fuqishme në dekadat e fundit.

Në veri të Japonisë, rrjeti i telefonisë celulare nuk funksionon, ndërsa trenat dhe avionët kanë anuluar udhëtimet.

Meteorologët kanë paralajmëruar banorët pranë brigjeve të detit të jenë në gadishmëri nga dallgët e larta.

Të mërkurën më shumë se 200 mijë shtëpi në veri të Japonisë ishin pa elektricitet.

Top Channel