Burri vdes në udhëtim, 80-vjeçarja ul avionin

04/04/2012 00:00

Do të duhej kurajo, por mbi të gjitha zemër e fortë për të bërë një ulje
emergjente avioni, veçanërisht kur flitet për një 80 vjecare.

Helen Kollins dukej e qete, kur uli avionin Cesna ne aeroportin e Cerilendit, në Uiskonsin, megjithese e vetëdijshme se i shoqi kishte ndërruar jetë gjatë fluturimit.

Zonja Kollins dhe i shoqi Xhon po ktheheshin nga Florida, kur ai pati nje infarkt ne zemer, ndersa drejtonte avionin. I biri Xhejms Kollins, nje pilot i stervitur, permes radios, e ndihmoi te emen te ulte avionin. Kjo nuk ishte krejtesisht e panjohur per te. 30 vjet me pare,  80 vjeçarja, kishte marre leksionet themelore te ngritjes dhe uljes se avionit.

I mbetur pa karburant dhe me nje motor, avioni rreshqiti pergjate 305 metrash, perpara se te ndalonte. “Ajo ishte me e qete nga te gjithe- tregoi i biri. Pasi mesova se kisha humbur babane do te beja gjithcka qe mos ti humbja te dy njeheresh”.

Nje prej banoreve qe pa uljen e Cesnes tregoi se avioni ishte rrotulluar 10 here mbi pisten e aeroportit.

Helen Kollins, u dergua menjehere ne spital pas plageve dhe demtimeve ne shtyllen kurrtizore dhe pritet te dale nga spitali brenda pak ditesh.

Top Channel