Ish shefi i policisë kufitare, Behar Selimi kërkon nga qeveria e Kosovës që të mos heshtë për ngjarjen e rrëmbimit të policëve në kufi me Serbinë por të tratjojne atë si konflikt ndërshtetëror.

Ai e cilëson këtë si një akt agresioni ndaj integritetit territorial të Kosovës,  i cili ndodhi rreth 200 metra brenda vijës kufitare të Kosovës si rrjedhojë insiston që qeveria ta padisë Serbinë në Gjykaten Ndërkombëtare të Drejtësise.

“Fakti se aksioni ka qenë i planifikuar mirë dhe i komanduar nga zv.Kryeminstri, njëkohësisht edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë dhe fakti që ky përbën krim ndaj të drejtës ndërkombëtare na jep të kuptojmë se ka elementë të mjaftueshëm që të iniciohet një procedurë penale në Gjykatën Ndëkombëtare të Drejtësisë për këtë krim që Serbia i bëri Kosovës”, tha Behar Selimi, ish shef i Policise Kufitare, deputet ne kuvendin e Kosoves, PDK.

Dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës u rrëmbyen pavarësisht se ishin të armatosur. Fotografitë e prezantuar nga Ministri i Brendshëm serb treguan se ata janë c’armatosur ndërsa pas dy ditë burgimi që të dy janë janë kthyer duar thatë.

Sipas Behar Selimit, Serbia me këtë sjellje Serbia po tenton ta zbehë ngjarjen duke paralajmëruar padi gjyqësore ndaj dy personave të cilët sipas palës serbe shkelën zonën e përgjegjesisë së tyre kufitare.

Selimi kujton se faktori ndërkombëtar edhe më herët ka pasur dilema për vijën e saktë kufitare me Serbinë. Por ai thotë se kjo është pasojë se ndërkombëtarët janë të pajisur me hartat e Serbisë.

Autoritetet qeveritare dhe policore duket se janë në pritje të rezultateve hetimore nga faktori ndërkombëtar. As zyrtarët qeveritaë e as ata policorë nuk kanë mundur të flasin me saktësi se cilat janë hapat e mëtejshme sa i përket këtij rasti. Ndërkaq hetimi për vendndodhjen e dy policëve të rrëmbyer për palën kosovare konsiderohet i mbyllur.

Top Channel