Alain Delon operohet në zemër

04/04/2012 14:15

Alain Delon është operuar në zemër paraditen e së mërkurës në një spital të Parisit. Aktori francez ishte shtruar të martën për shkak të një aritmie kardiake.

Sipas mediave franceze, operacioni është kryer me sukses edhe pse ende nuk ka një komunikatë zyrtare për gjendjen e 76-vjeçarit.

Delon është një nga aktorët më të mëdhenj të periudhës së artë të kinematografisë franceze. Karriera e tij ka nisur në vitin 1958 dhe filmi i tij i fundit është në vitin 2008: Asteriksi në Lojërat Olimpike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA