Afganistan, sulm kamikaz, 10 viktima
04/04/2012 00:00
Një sulm kamikaz në veri të Afganistani shkaktoi vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e më shumë se 20 të tjerëve.
Sipas mediave në shënjestër të kamikazit ishin disa zyrtarë lokalë që po zhvillonin një takim në provincën Fariab.
Autoritetet afgane njoftuan se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi shumë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Policia tha se autori iu afrua vendtakimit të zyrtarëve lokalë me një motoçikletë në afërsi të një tregu të mbipopulluar.
Sulmi u mor përsipër nga talebanët të cilët premtuan të tjera sulme kundër forcave ndërkombëtare të sigurisë dhe atyre afgane, të shitura, sipas tyre tek amerikanët.
Top Channel