PSG këmbëngul për Paton

03/04/2012 00:00

Aleksandre Pato bëhet sërish protagonist i zërave të merkatos së transferimeve. Klubi francez i Paris Sën Zhermen shfaq edhe njëherë interesin për të siguruar shërbimin e sulmuesit brazilian të Milanit për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë gjithçka u shua menjëherë dhe për këtë mendoi agjenti i Patos, Zhilmar Veloz në një intervistë të dhënë për median franceze.

“Nuk është momenti për të folur për merkaton. Gjithcka do të verifikohet në muajt e verës. Gjithsesi mund të konfirmoj se gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kemi pasur kontakte me drejtuesit e Paris Sën Zhermen. Është më mirë që të gjithë të lënë Paton të qetë”, tha Veloz.

Top Channel