Grupi parlamentar i Partisë Demorkatike Shqiptare, ka dorëzuar në proçedurën parlamentare një iniciativë për shfuqizimin e marrëveshjes për bashkëpunim policor mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Sipas shefit të grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu, këtë iniciativë e përforcon edhe më tepër ngjarja e fundit në Merdarë ku policia serbe arrestoi dy policë kosovarë.

“Është ajo polici të cilën Ali Ahmeti dhe Gruevski dëshirojnë ta sjellin në hapsirat shqiptare në Maqedoni. Pikërisht për këtë arsye ne sot dorëzuam këtë iniciativë në proçedurën parlamentare, ne do të kërkojmë që kjo marrëveshje urgjentisht të shfuqizohet. Kjo marrëveshje është e dëmshme për shqitparët. Nuk mund të lëjojmë që policia kriminale serbe të operojë në vendbanimet shqiptare në Maqedoni”, deklaroi Aliu.

Duke reaguar ndaj akuzave të PDSH-së, deputeti i BDI-së, Talat Xahferi tha se veprimi i policisë serbe në raport me Kosovën nuk ka asgjë të përbashkët me marrëveshjen ndërpolicore mes Shkupit dhe Beogradit.

“Iniciativa nuk ka asgjë tejtër për prapravijë përpos qëllimit politik ditor ose përfitimit politik ditor dhe asgjë tjetër”, u shpreh Xhaferi.

Marrëveshja për bashkëpunim ndërpolicor me Serbinë u ratifikua në shkurt, ndërsa sipas BDI-së një marrëveshje e ngjajshme pritet të nënshkruhet së shpejti edhe Shqipërinë.

Dy policët kufitare të Kosovës, Sami Beqiri dhe Shukri Binaku, të rrëmbyer nga xhandarmëria serbe të shtunën paradite, u liruan të hënën pas 48 orësh paraburgim.

Top Channel