Libi, përleshjet ndërfisnore, 14 viktima

03/04/2012 19:40

Përleshjet midis berberëve etnikë dhe fqinjëve arabë shkaktuan të paktën 14 viktima dhe dhjetëra të plagosur të tjerë në qytetin e Zuvarës, në Libi.

Lajmin e konfirmuan të martën burime policore. Luftimet në zonën e populluar kryesisht nga berberët vazhduan për tre ditë me radhë, deri në ndërhyrjen e forcave të qeverisë së përkohshme.

Që prej trazirave të vitit 2011, Libia Perëndimore është përfshirë nga një kaos i plotë, ku klanet fisnore, duke përfituar nga mungesa e autoritetit shtetëror, përleshen vazhdimisht midis tyre.

Sipas “Reuters”, paraushtarakë nga Zuvara janë ende duke bombarduar disa zona arabe me mortaja dhe mitroloz të rëndë.

Ministri i Brendshëm, Faëzi Abdel A’al, i bëri thirrje një thirrje publike të dyja palëve që të tërhiqen nga dhuna, pasi nuk mund të ketë fitues në një betejë të tillë.

Një javë më parë, përplasjet midis fiseve rivale shkaktuan më shumë se 30 viktima në qytetin e Sabhës.

Top Channel