Kerr: Djali, gjëja më e bukur në jetë

03/04/2012 15:35

Sfilatat për Victoria’s Secret dhe martesa me aktorin Orlando Bloom nuk janë gjërat që i kanë dhënë më shumë kënaqësi në jetën e saj modeles Miranda Kerr.

Ajo ka një fëmijë 14 muajsh me aktorin britanik dhe është shprehur se djali i vogël është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë.

“Dua t’i jap të gjithë energjinë time. Është i mrekullueshëm, gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë”, theksoi Kerr për ‘E!News’.

Bukuroshja australiane deklaroi se askush më parë nuk kishte ndikuar aq shumë në jetën e saj sa i vogli Flynn.

“Lindja e tij më bëri ta shikoj jetën krejt ndryshe”, shtoi modelja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA