Zyra e ish-kryeministrit Greqisë, Costas Simitis, u trondit nga një shpërthim gjatë mbrëmjes së të martës.

Policia rrethoi brenda disa minutash zonën e ndodhur në qendër të Athinës, duke dyshuar për mundësinë e një sulmi terrorist, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrëfikseve për të shuar një zjarr të krijuar nga shpërthimi.

Në një deklaratë të policisë së publikuar në mediat greke, mësohet se 27 zjarrësikëse rendën për të vendosur nën kontroll flakët.

Për fat të mirë, në momentin e shpërthimit asnjë person nuk ndodhej në zyrë dhe asnjë i lënduar nuk është regjistruar.

Ndonëse ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen, besohet se pas saj mund të fshihet një grup anarkist, sulmet e të cilëve janë të njohura në vendin fqinj.

Top Channel