Një sasi e madhe armatimesh u gjend në një banesë të kryeqytetit grek,
Athinë. Sipas informacioneve të para, sasia e armëve ishte shpërndarë në
katër kate të një ndërtesë ku aktualisht, nuk banonte askush.

Burime policore flasin per nje arsenal te tere armesh, i perbere prej me shume se 50 kallashnikovesh, mitraloze te lehte, pushke snajper te prodhimit zviceran, si dhe automatike te prodhimit amerikan M-16 dhe M-4.

Ne godine u gjeten gjithashtu dhjetera pistoleta, granata dore,mina, nje sasi e madhe eksplozivesh, kapsolla,pistoleta, mijera fisheke dhe nje numer veshjesh te forcave speciale. Armatimet e gjetura, sipas te njejtave burime, mjaftojne per nje kompani te tera ushtarake. Ende nuk dihet cili eshte porositesi i tyre, por nje logo e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves(UCK) ne njeren prej armeve ka vene ne alarm sherbimet sekrete dhe anti-terrorin grek.

Dy jane pistat sipas policise greke. Ajo e tentatives per t’i shitur ne tregun vendas dhe skenari i perpjekjeve per destabilizim nga ndonje organizate ekstremiste, vendase ose e huaj. Mesohet se armet kane mberitur ne Greqi nepermjet Gjermanise, ndersa policia greke eshte e bindur se pikenisja e tyre eshte ne fakt Kosova prej nga ku kane ndjekur rrugen e Sllovakise, Gjermanise e deri ne shtetin helen. Ne kerkim eshte shpallur nje avokat, pronari i godines, ndersa e dashura e tij shqiptare dhe nje shtetas grek, jane ndaluar dhe po merren ne pyetje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA