Garth: Martesa nuk funksionoi

03/04/2012 15:50

Jennie Garth, e njohur si Kelly në serialin ‘Beverly Hills, 90210’, pranon se martesa e saj me Peter Fascinelli, i njohur për interpretimin e tij në sagën ‘Twilight’, nuk funksiononte prej kohësh.

“Martesa nuk po ecte siç donim ne, por unë nuk po e merrja në konsideratë divorcin sepse shpresoja që gjërat të rregulloheshin”, theksoi aktorja për revistën ‘People’.

Para disa javësh Fascinelli vendosi të nisnin procedurat e divorcit, procedura që po shkojnë shumë mirë për momentin.

Garth shtoi se do të ndajnë kujdestarinë e tre vajzave që kanë sëbashku: “Edhe pse kishim mosmarrëveshje, ne jemi prindër të shkëlqyer. Ia kemi bërë të qartë fëmijëve që mund të rrinë me kë të duan atëherë kur duan.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA