Barcelona dhe Bajerni i Mynihut janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Champions League.
Katalanasit kanë mundur 3-1 Milanin në “Kamp Nou”, të ndihmuar nga dy 11-metërsha që u shndërruan në gol nga Messi, ndërkohë që në pjesën e parë ishte Nocerino ai që barazpeshon shifrat deri në 11-metërshin e dytë të cuditshëm të gjyqtarit të takimit.
Në pjesën e dytë Iniesta përfiton nga një top rokambolesk për të dalë përball Abiati e për të shënuar golin e tretë të takimit.
Minutat në vazhdim, skuadra e Barcelonës ka qarkulluar topin duke mos lejuar Milanin të rrezikojë, tashmë Barca do të presë fituesin e ciftit Celsi-Benfika për të mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales.
Ndërkohë Bajerni i Mynihut ka fituar ashtu si në ndeshjen e parë me dy gola përballë Marsejës në “Alianz Arena”.
Olic ishte autori i të dy golave në këtë ndeshje kthimi brenda pjesës së parë, por që mjaftuan për të zhvilluar një pjesë të dytë më të qetë e për të zyrtarizuar kualifikimin për në gjysmëfinale, ku me shumë mundësi do të luajnë përballë Realit të Madridit, skuadër e cila thuajse e ka siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë në Qipro me Apoel Nikosian.
Top Channel