Mendohej se ishte shakaja e 1 prillit por më pas rezultoi se ishte një
lajm i vërtetë. Daniel Pedrosa, piloti i Hondas në Moto GP është
arrestuar të shtunën me akuzën e tjetërsimit të analizave për të marrë
patentën e drejtimit të një mjetit ujor.
Sipas medjave policia spanjolle ka arrestuar rreth 20 persona të cilët kanë shprehur dëshirën për t’u bërë kapiten të ndonjë jahti.
Pedrosa është lënë i lirë por hetimet do të vazhdojnë për të qartësuar pozicionin e tij dhe të personave të tjerë të arrestuar bashkë me të. Sipas policisë organizata kriminale u ka kërkuar këtyre personave një shifër prej 2000 – 2500 euro për të marrë patentën e drejtimit të një jahti ose për t’ju shpëtuar analizave. Gjithsesi Pedrosa pasi u ka kërkuar falje fansave të tij për këtë veprim, ka theksuar se do të jetë në pistë me 8 prill në Katar, në garën e parë të këtij sezoni në MotoGP, garë kjo që do të transmetohet direkt në Top Channel.
Top Channel