Tjetër vajzë për Bruce Willis

02/04/2012 12:45

Bruce Willis është bërë me një tjetër vajzë. Mabel Ray Willis quhet vajza e katërt e aktorit të famshëm, e cila është fryt nga marrëdhënia e tij me Emma Heming.

“Nëna dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë”, ka theksuar zëdhënësi i aktorit.

Willis dhe Heming janë martuar në mars të vitit 2009 dhe në atë kohë protagonisti i ‘Die Hard’ deklaroi se gjëja më e rëndësishme për të ishte të qëndronte pranë bashkëshortes 22 vjet më të re, por nuk donte patjetër fëmijë me të.

“Emma më bën të ndihem shkëlqyeshëm. Me të mund të kem 100 fëmijë ose asnjë, nuk ka rëndësi për mua”, pati deklaruar Willis.

Aktori ka qenë i martuar më parë me Demi Moore, me të cilën vazhdon të mbajë një marrëdhënie të mirë. Willis ka tre vajza nga marrëdhënia e tij me aktoren: Rummer 23 vjeç, Scout 20 vjeç dhe Tallulah 18 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA