Tjetër skandal bastesh në Itali

02/04/2012 13:20

Skandali i trukimit të ndeshjeve në kampionatin italian të futbollit ka përfshirë këtë herë edhe skuadrën e Barit.

Me urdhër të Prokurorisë së Barit, policia ka arrestuar mbrojtësin e kësaj skuadre Andrea Masiello, i cili akuzohet se në këmbim të parave ka tentuar të shesë ndeshjet e skuadrës së tij që tashmë është në Serinë B.

Sfida që është në qendër të vëmendjes së hetuesve dhe prokurorëve është derbi puliez Bari-Lecce i fituar 0-2 nga këta të fundit. Në këtë ndeshje Masiello është dhe autori i një autogoli të çuditshëm. Mediat italiane theksojnë se mbrojtësi ka përfituar një shumë prej 300 mijë eurosh.  

Përveç Masiello-s, policia e Barit ka arrestuar edhe 2 miqtë e tij Giovanni Carella e Fabio Giacobbe të cilët mendohet se janë bashkëpunëtorë në trukimin e 4 ndeshjeve të tjera të skuarës së Barit. Bëhet fjalë për ndeshjen me Bolonjën, Leccen, Udinesen dhe Cesenën të sezonit të kaluar.

Mes të hetuarve janë edhe disa futbollistë të tjerë, Portanova i Bolonjës, Alessandro Parisi i Torinos, Simone Bentivoglio i Sampdorias, Marco Rossi i Cesenës, Abdelkader Ghezzal (Cesena) dhe persona që sipas policisë kanë patur ndikimin e tyre në trukimin e këtyre ndeshjeve.

Në listën e gjatë të të hetuarve bën pjesë edhe një shqiptar me ermin Armand Caca.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA