
Në 137 minuta lojë, Novak Djokovic mundi Andy Murray me rezultatin 6-1, 7-6 dhe mbrojti titullin kampion në Key Biscane të Miami (SHBA).
Kjo është fitorja e tretë e serbit në këtë turne dhe në këtë mënyrë numri 1 i tenisit botëror barazon sukseset e Pete Sampras. Gjithashtu është trofeu i 30 në karrierë për Djokovic.
Loja u zhvillua në temperatura shumë të larta dhe pas dominimit të setit të parë nga Djokovic, Murray ktheu ekuilibrin në setin e dytë, por nuk mundi të evitonte fitoren e radhës së tenistit më të mirë të momentit.
“Novak Djokovic është më i miri në këtë lojë”, shpjegoi shkurt skocezi Murray pas humbjes.
Turneu i Miamit i jep fund sezonit tenistik në Amerikë dhe hap ciklin e turneve europianë në pistat me dhe’.
Top Channel