
Në 45 minutat e dyta Juventusi mund 3-0 Napolin dhe rihap duelin me Milanin në luftën për titullin kampion në Serinë A.
Bonucci zhbllokoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë. Napoli tentoi ta vinte nën presion Juven dhe në momentin më të mirë të tyre, Vidal dyfishoi rzultatin. Në fund Quagliarella vulos fitoren e thellë të bardhezinjve që tashmë e shohin veten 2 pikë larg Milanit kryesues.
Starton më fitore aventura e Stramaccioni-t në krye të pankinës së Interit. Zikaltërit mposhtën 5-4 Xhenoan falë një tregolëshi të Militos. Një triumf ky që nisi i lehtë por që u vështirësua në pjesën e dytë.
Pas 38 minutave të para të ndeshjes Interi shënoi tre gola, dy herë me Militon dhe një herë me Samuel. U duk se pjesa e mbetur do të ishte më e lehtë për Interin por goli i Moretti dhe 11-metërshi i Palasios rihapën ndeshjen në pjesën e dytë.
Zarate realizoi golin e katërt për Interin ndërkohë që pak minuta më pas Zhulio Sezar ndërshkohet me të kuq dhe i jep mundësinë Xhilardinos të shënojë me 11-metërsh.
Ndeshja nuk përfundoi me kaq, pasi kishte kohë edhe për 2 11-metërsha të tjerë. Milito shënoi për Interin ndërsa Xhilardino për Genoan.
Fitoi edhe Roma e Luis Enrikes. Kryeqytetasit përmbysën rezultatin duke shkatërruar 5-2 Novarën rezultat ky që i mban të gjalla shpresat e tyre për një vend në Champions sezonin e ardhshëm.
Top Channel