Një gjykatë në Beograd ka liruar një prej tre personave, Milenko Kuzmanoviç, që po gjykohen për vrasjen e gazetarit kroat Ivo Pukaniç, pak vite më parë në Zagreb.

Lajmin e bën të ditur agjencia kroate “Hina”, e cila citon zëdhënësen e Ministrisë serbe të Drejtësisë, e cila gjithësesi nuk jep detaje mbi motivet e vendimit të gjykatës.

Ivo Pukaniç, pronar i revistës “Nacional” dhe bashkëpunëtori i tij Nico Franjiç u vranë si pasojë e shpërthimit të një bombe që ishte vendosur në automjetin e të parit, pranë redaksisë në Zagreb.

Në revistën “Nacional” ishin denoncuar afera kriminale serbe dhe ballkanase. Më parë, nën akuzën e vrasjes së dy reporterëve kroatë u dënua me 15 vjet burg bosi serb Streten Joçiç.

Ndërsa mediat kroate folën për një komplot të organizuar përveçse nga krimi i organizuar serb, edhe nga ish-kryeministri malazez Milo Gjukanoviç, i përfshirë në kontrabandën e duhanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA