Kryesocialisti Edi Rama fton nga Lezha qytetarët, që të mbështesin
alternativën e Partisë Socialiste, për të përmirësuar jetesën dhe
shërbimet publike.
Zoti Rama thotë se qeveria e kryeministrit Berisha favorizon varfërimin dhe korrupsionin e mëtejshëm, sepse sipas tij, pushteti aktual e ka me te lehte te frikesoje e deshperoje njerezit, duke mos u lene hapesire te reflektojnë, por duke i detyruar te mendojne per te mbijetuar.
“Nëse nuk keni punë çfarë prisni më për të garantuar ndryshimin, që ndëshkon ata që iu kanë lënë pa punë dhe që i hap rrugë të re një tjetër alternative për punësimin real dhe jo për rritje të vazhdueshme të papunësisë? Nëse nuk e mbani dot më barrën e çmimeve të larta dhe detyrimeve që duhet t’i paguani shtetit si rrogëtarë të zakonshëm, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat cfarë prisni më? Duhet t’i largoni ata që ju thonë se kush fiton më pak duhet të paguajë më shumë dhe kush fiton më shumë duhet të paguajë më pak dhe t’i hapni rrugën një programi që garanton të kundërtën. Nëse ju mundon fakti, që për shkak se jeni të papunë nuk shkoni dot në spital, kur keni nevojë për këshillën e mjekut apo nuk coni do të në spital një të moshuar, sepse jeni të pasiguruar dhe ai vetë është i pasiguruar e kështu shteti ju kërkon të paguani 4-5 herë më shumë se sa vetëm dy vjet më parë, atëherë cfarë prisni më?Duhet t’i hapni rrugë një politike të re mbi shëndetësinë dhe shërbimeve publike, ku këto shërbime t’i jepen njerëzve sipas nevojës dhe jo sipas mundësisë për të paguar, kur ata nuk kanë mundësi të paguajnë”, tha Rama.
Në Lezhë kreu i socialistëve shpërndau edhe kartat e reja te anetaresimit, duke rritur kështu sipas selisë rozë gjeografinë e anëtarësimeve të reja në të gjithë Shqipërinë.
“Ne nuk do të ndryshojmë qeverinë me një tjetër, ca ministra me ca të tjerë, ca deputetë me ca të tjerë, por do të ndryshojmë Shqipërinë dhe situatën e çdo familjeje të zakonshme”, tha Rama.
Top Channel