Pakistani mbyll kapitullin “Bin Laden”

02/04/2012 00:00

Pakistani vendosi riatdhesimin në Jemen dhe Arabinë Saudite të tre vejushave dhe dy vajzave madhore të Osama Bin Laden.

Vendimi i gjykatës për familjen Bin Laden vjen në vigjilje të 1-vjetorit të sulmit të forcave amerikane në Abottabat ku u vra edhe themeluesi i Al Kaedas. Me këtë vendim, Islamabadi mbyll kapitullin e sikletshëm “Osama Bin Laden”.

Tre gratë e mbetura ve, dy saudite dhe njëra jemenase, pasi të shlyejnë denimin prej 45 ditësh burg dhe gjobën prej rreth 80 euro, do të udhëtojnë për në vendet e tyre të lindjes, bashkë me dy vajzat madhore të Bin Laden.

Top Channel