
Një javë para startit të sezonit të ri në Moto GP, Valentino Rossi pranon se kundërshtarët janë më mirë se Ducati i tij.
“Testet kanë shkuar shumë mirë, por gjithsesi duhet të punojmë akoma më shumë”, ka pohuar italiani.
“Aktualisht Jorge Lorenzo, Casey Stoner dhe Dani Pedrosa së bashku me motorrat e tyre janë në një formë më të mirë se ne të tjerët. Ditët që na kanë mbetur duhet t’i shfrytëzojmë për të sistemuar gjërat që funksionojnë më pak. Nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime që bëmë sezonin e kaluar, por ta nisim me fitore dhe me këmbë të mbarë këtë sezon” është shprehur piloti i Ducati.
Sezoni i ri në garat e motorrave do të startojë në 8 prill me Cmimin e Madh të Katarit, garë kjo që do të transmetohet direkt në Top Channel.
Top Channel